Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Mysim Murrizi ka deklaruar se do të marrë pjesë në primaret për emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025.
Ai u shpreh se nga PD nuk është larguar asnjëherë, por pretendon se është larguar nga Lulzim Basha.
“Nga PD, më kanë përjashtuar, nuk jam larguar ndonjëherë. Ndoshta jam i vetmi që jam përjashtuar. Nuk kam ikur vetë. Kam qenë i përjashtuar nga Luli dhe nga gjithë luljetat e tjera në shkurt kur rrëzuam Ramën nga ky shesh, që këndonin himnin dhe tha ‘Rama ra’. Më kanë përjashtuar, Jozefina nuk ka qenë e përjashtuar, Astrit Patozi jo. Bamir Topi, jo. Unë kam qenë i përjashtuar. Kam gjetur një artificë për të qenë kandidat në 2021. 4700 vota më lanë”, tha Murrizi.
Pjesë nga prononcimi për gazetarët:
Çfarë do të bëni nëse nuk gjeni vend sërish në PD?
“PD u përket atyre që e kanë themeluar dhe kanë qëndruar. PD është 1997-2005. Këto 11 vite në opozitë, pa u sorollat prehër më prehër. Unë do të vazhdoj të flas derisa të jem anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ju jeni larguar disa herë nga PD
Nga PD, më kanë përjashtuar, nuk jam larguar ndonjëherë. Ndoshta jam i vetmi që jam përjashtuar. Nuk kam ikur vetë. Kam qenë i përjashtuar nga Luli dhe nga gjithë luljetat e tjera në shkurt kur rrëzuam Ramën nga ky shesh, që këndonin himnin dhe tha ‘Rama ra’. Më kanë përjashtuar, Jozefina nuk ka qenë e përjashtuar, Astrit Patozi jo. Bamir Topi jo. Unë kam qenë i përjashtua Kam gjet një artificë për të qenë kandidat në 2021. 4700 vota më lanë.
Keni ambicie për të qenë deputet dhe a do të garoni në primare?
Patjetër që do garoj në primare. Kam ambicie për të qenë kandidat, se deputetët i zgjedhin qytetarët.
Nëse partia vendos të jeni te lista e mbyllur, do pranonit?
Ajo e Enverit? Jam ndoshta nga të vetmit që në 2008 kam kërkuar lista të hapura. Në Kuvend duhet të vish nga vota e qytetarit, jo nga firma e kryetarit. Listën e hapur e kërkoj si qytetar, të di se kujt ia jap votën.
Zoti Murrizi, ju thatë që Bardhi dhe Gjekmarkaj, janë pa votë. Mendoni se po i sfidoni?
Ka deputetë dhe ish-deputet që shohin në filxhan. Unë dua të respektohet statuti si përlindo të bëjë karrierë brenda forcës politike PD. T’i nënshtrohen votës. A flasim për primare? Drejtuesit e qarqeve që kërkova unë të shkojnë primaret e anëtarësisë së PD-së së qarqeve/ le të jenë 10 kandidatë që aspirojnë, ata që do të votohen nga anëtarët e kryesisë së qarqeve të jenë drejtues. Këtë kërkova unë, Nuk e gëzojnë respektin, të timin jo dhe të shumë të anëtarëve. Duam të njohim si drejtues ata që vihen dhe votohen nga vota jonë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co