PD, Vangjeli: Ministri i Financave Petrit Malaj, pronar i disa bizneseve! Një nga autorët e manipulimit të të dhënave të Censit

pd vangjeli ministri i financave petrit malaj pronar i disa bizneseve nje nga autoret e manipulimit te te dhenave te censit





































Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli nga selia blu ka akuzuar ministrin e ri të Financave, Petrit Malaj se rezulton i lidhur me disa kompani, të cila kanë fituar fonde publike.

Genta Vangjeli Petrit Malaj

Sipas Vangjelit, BDO Albania shpk është në pronësi të dy prindërve të Petrit Malajt, ndërkohë që administrohet nga babai dhe nga motra e tij. Sipas PD, vetë ministri i Financave është larguar nga pronësia, duke shitur aksionet në vitin 2019, ndërkohë që shton se kompania e tij është e përfshirë edhe në procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Petrit Limos Malaj ministri i Financave rezulton i lidhur me këto biznese private:

1.BDO Albania shpk në pronësi edhe të familjarëve me administrator babain dhe motrën e tij. Vetë Malaj ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në Dhjetor 2023.

2 . PBM shpk në pronësi të të dy prindërve dhe vetë Petrit Malaj është larguar nga pronësia e drejpërdrejtë në Korrik 2019 duke ja shitur aksionet nënës së tij (kontrata e shitjes përmendet si numër dhe datë, por nuk është e depozituar në QKB për pasqyruar detajet e shitjes).

Kompania BDO Albania ka kryer auditimin e shoqërisë famoze të Erjon Veliajt Eco Tirana 2019-2021 kundrejt vlerës 1.8 mil lekë.

Dhe sipas Spending Data ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithësej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave Durrës.

Është pikërisht kontributi i ish-drejtorit të AKBN dhe ministrit aktual të financave, produkti i rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqenies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit.

Për këtë kompania e familjarëve të ministrit ku ka qenë edhe vetë administrator ka lidhur:

marrëveshjen Grant Kontrata CENS 2020 nr 1252/2 dt 7.12.2018, kontrata nr.1038/13 dt 10.12.2019;

Grant IPA 2014/A/07 Cens 22, kontrata nr. 721/12 dt 4.11.2022

Grant IPA 2019 Cens 22,kontrata 20200255 dt 7.03.2023

Grant kontratë nr.12550 mbështetje Cens, urdhër nr. 1067 dt 28.5.2024.

Pas sulmit kibernetik në INSTAT, më 7 shkurt 2024 Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, i cili duke folur për sulmin kibernetik në INSTAT, tha se të dhënat e censusit, nuk u prekën, sepse nuk ndodheshin fizikisht në INSTAT, por në një vendndodhje fizike jashtë INSTAT.

Në 31 Korrik 2024 Petrit Malaj kreu betimin e marrjes zyrtare të detyrës si ministër i Financave. Por, a mund të besojnë shqiptarët te performanca gjatë ushtrimit të detyrës në respekt të ligjit kur Malaj kontribuoi në nxjerrjen e të dhënave të censit skandaloz e të pavërtetë apo për ushtrimin e detyrës në shkelje të ligjit për konfliktit e interesit neni 35” thekson Vangeli..

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →