Bota Sport

Pedri hedh kandidaturën: Një ditë dua të jem kapiten

pedri hedh kandidaturen nje dite dua te jem kapiten




































Mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzalez, ka folur të premten me përdoruesit e “The Residency”, teksa gjatë takimit virtual, ai është shprehur i lumtur për nënshkrimin e Dani Olmos. Mesfushori i kombëtares spanjolle ka folur dhe për dëmtimin e tij dhe rikuperimin si dhe për ambiciet për të ardhmen.

PEDRI 1

“Më pëlqen që Dani Olmo ka ardhur në Barcelonë, sepse ne shkojmë shumë mirë dhe jam i sigurt se ai sjell shumë gjëra. Të gjithë e kanë parë gjatë Europianit se çfarë është në gjendje të bëjë”, tha Pedri. Sa për dëshirën e madhe të tij, mesfushori nga ishujt Kanarie ka deklaruar:

“Dëshira ime e madhe është që një ditë të jem kapiten i Barcelonës. Por deri atëherë ka ende kohë. Dua të punoj sa më fort tani që të kthehem shpejt në fusha”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts