Atletico Bilbao e di mirë se nuk do të jetë në gjendje të mbajë Nico Ëilliams për një kohë të gjatë. Talenti i skuadrës baske është një nga lojtarët më të kërkuar në treg edhe falë klauzolës 50 milionë euro, të vendosur në momentin e rinovimit të kontratës (deri më 30 qershor 2027), një shifër e vendosur për të lehtësuar klubet që duan ta blejnë atë.
Vetë sulmuesi nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të provuar një aventurë të re dhe Barcelona mbetet një destinacion i preferuar.
Futbollisti ka qenë gjithmonë pro idesë që të fitojë një titull me Bilbaon dhe të luajë për një vit në Evropë me bardhekuqtë. Triumfi në finalen e Kupës së Mbretit kundër Mallorca-s i lejon ekipit që të luajë në Europa League vitin tjetër. Për më tepër, finalja e Europa League në vitin e ardhshëm do të mbahet në Bilbao, një sfidë që ushqen ëndrrën e tij për të lënë San Mamés në mënyrën më të mirë të mundshme.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co