Pensionet me Italinë afër finalizimit, kush do të jetë hapi i radhës për miratimin e marrëveshjes ku përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë! Pas 15 vitesh negociata, do të njihen puna e tyre dhe sigurimet

pensionet me italine afer finalizimit kush do te jete hapi i radhes per miratimin e marreveshjes ku perfitojne mbi 500 mije shqiptare pas 15 vitesh negociata do te njihen puna e tyre dhe sigurimet





































Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse.

pensionet-me-italine

Lajmin e bëri me dije deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, i cili nënvizon gjithashtu se ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare për këtë marrëveshje, që prek me qindra mijëra shqiptarë. Ndërkohë marrëveshja në Parlamentin shqiptar është miratuar prej muajsh tashmë e madje, edhe është publikuar në Fletoren Zyrtare. Në dispozitat kalimtare bëhet po ashtu e qartë se marrëveshja nuk ka fuqi prapavepruese, çka do të thotë se ata, të cilët janë aktualisht në pension nuk janë pjesë e saj, duke nënkuptuar faktin që përfitues janë vetëm ata që dalin rishtazi në pension.

Objekti i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësinë. Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë dhe janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën.

PERFITIMET

Përfitimi i parë dhe më i rëndësishmi që kanë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje është që nuk do të humbasin asnjë vit kontribuitiv për shkak të mosplotësimit të kushtit primar të viteve të nevojshme të punës, që janë 20 vjet në Itali dhe 15 vjet në Shqipëri. “Për shkak të bashkimit të periudhave kontribuitive të përcaktuara në marrëveshje do të plotësojnë kriteret ligjore për të përfituar pension edhe në Shqipëri, edhe në Itali. Po marrim si shembull, një shqiptar që ka 14 vjet në Shqipëri dhe 19 vjet në Itali, pa marrëveshje nuk fiton pension në asnjërin prej shteteve. Çfarë do të ndodhë tani? Mbledhja e këtyre viteve, 33 vjet plotëson kushtet dhe e mundëson që të aplikojë për pension në të dyja vendet”, sqaron kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.

Përfitimi i dytë ka të bëjë me ndryshimin ligjor që ka bërë Italia sa i takon daljes në pension. Italia e ka çuar në 67 vjet, por në qoftë se mosha e personit që kërkon të dalë në pension bashkë me vitet e sigurimit i bëjnë 103, individi përfiton pension që në atë moment, pavarësisht se nuk kanë mbushur 67 vjeç. Kjo iu leverdis shqiptarëve sepse kanë nga 10-20 vjet punë në Shqipëri. Bashkimi i këtyre dy periudhave i çon në plotësimin e kushtit për të marrë pension edhe para kohe. Kjo do të thotë që shqiptarët nuk do të dalin 67 vjeç, por 65, 64 ose edhe më parë në qoftë se dëshirojnë”, – shton Hado.

Përfitimi i tretë lidhet me procedurat burokratike dhe të kushtueshme, por që në rastin konkret nuk do të jenë të tilla. Së paku, referuar asaj që thotë drejtori i ISSH-së.

“Në rast se pensionistët mendojnë ta kalojnë jetën në Shqipëri ose Itali përmes marrëveshjes kanë të drejta ta eksportojnë pensionin. Në qoftë se një shqiptar jeton në Itali, ne jemi të detyruar në bazë të marrëveshjes t’ia çojmë në llogarinë bankare aty ku jeton. Një tjetër përfitim është fakti se çdo lloj dokumentacioni që kërkohet për pension në Itali nuk do përkthehet, nuk do noterizohet apo pajiset me vulë apostile. Praktikisht, çdo zyrë e sigurimeve shoqërore shqiptare kthehet edhe në zyrë sigurimesh italiane dhe anasjellas. Pra, një qytetar që jeton në Itali mund të vejë pranë zyrës së sigurimeve në Itali të bëjë kërkesën në gjuhën shqipe dhe pa lekë pala italiane i dërgon te ne. Po ashtu, edhe një italian bën kërkesën tek ne, as i përkthejmë as i noterizojmë, por vetëm i dërgojmë siç janë”, – sqaron Hado.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al