Pensionistët e Dibrës: rritja e pensionit me 4.1% është qesharake

pensionistet e dibres rritja e pensionit me 4 1 eshte qesharake
pensionistet e dibres rritja e pensionit me 4 1 eshte qesharake

Indeksimi i pensioneve në masën 4.1% që u bë me vendin qeverie dhe nis zbatimin nga dita e sotme, për pensionistët është qesharake pasi vlera e rritjes është shumë e ulët. Pensionistët e Dibrës thonë se masa e rritjes me 4.1% të pensionit aktual vlera e pensionit rritet me 400 lekë të reja, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në përballimin e shpenzimeve dhe kostos së jetesës.

Pensionistët e gjykojnë si tallje këtë vendim i cili nuk i nxjerr nga disa vështirësi ekonomike të domosdoshme si sigurimin e ilaçeve apo blerjen e produkteve të shportës.

Si shembull ata marrin rritjen e pagave që ju janë bërë deputetëve apo punonjësve të administratës publike.

Nga indeksimi i pensioneve do parashikuar në vendimin e qeverisë do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara dhe pensione të parakohshme të pleqërisë, pensione të invaliditetit, pensione familjare si dhe pensione që rrjedhin nga skema suplementare dhe trajtimet e veçanta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →