Pentagoni: Nuk ka kufizime të reja për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina

pentagoni nuk ka kufizime te reja per perdorimin e armeve amerikane nga ukraina





































Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të vendosin kufizime të reja rreth përdorimit të armëve amerikane nga Ukraina, nëse Koreja e Veriut i bashkohet betejës, ka thënë Pentagoni të hënën, pasi NATO-ja ka lajmëruar se janë vendosur njësi ushtarake nga Koreja e Veriut në rajonin Kursk të Rusisë.

pentagoni

Dërgimi i trupave nga Koreja e Veriut po i rrit shqetësimet e Perëndimit, se konflikti gati trevjeçar në Ukrainë mund të zgjerohet, edhe pse vëmendja po zhvendoset në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.

Kjo mund të jetë shenjë se Rusia shpreson t’i kompensojë humbjet e luftës dhe të vazhdojë të bëjë përfitime të ngadalta territoriale në Ukrainën lindore.

“Zhvillimi i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është kërcënim për sigurinë Indo-Paqësore dhe Euro-Atlantike”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka quajtur zhvillimet “të rrezikshme”.

Pentagoni ka vlerësuar se rreth 10 mijë trupa koreano-veriorë janë zhvendosur në Rusinë lindore për trajnim ushtarak.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →