Pep Guardiola ka pranuar se Xhek Grilish ka pësuar një dëmtim dhe është në dyshim për ndeshjen hapëse të Mançester Sitit në mbrojtjen e tyre të titullit të katërt radhazi kampion të Premier Ligës.Grilish pësoi një goditje në stërvitje përpara fitores me penallti të Superkupës së Anglisë të shtunën ndaj Mançester Junajtidit dhe u la jashtë si masë paraprake për të mos e rrezikuar. Por kjo mund të zgjasë deri të dielën, kur Siti të shkojë në “Stamford Bridge” për t’u përballur me Çelsin e Enco Mareskës nga frika e përkeqësimit të një problemi që për momentin është i vogël.
“Ka ndjerë shqetësime për dy ditë, por veçanërisht të premten, nuk ishte e mirë”, tha Guardiola.
“Unë nuk mendoj se është një çështje e madhe, por ne nuk donim të rrezikonim. Është një goditje. Ai ishte në ritëm dhe ishte agresiv. Ndoshta kundër Çelsit ai do të jetë gati ose jam shumë i sigurt se do të jetë kundër Ipsuiç Taunit. Nëse ai do të dëmtohej tani, mund të qëndronte tre javë ose një muaj jashtë”.
Zheremi Doku dhe transferimi i ri prej 33 milionë paundësh, Savinjo, do të rivalizojnë për pozicionin e krahut të majtë në vend të Grilishit. Savinjo bëri përshtypje shumë të mira kur u aktivizua nga stoli në “Wembley” në debutimin e tij. Guardiola shtoi: “Savinjo do të na kuptojë në mënyrë të përsosur. Unë njoh shumë, shumë lëvizje për Gironën sezonin e kaluar, ku ai shkonte në vijën anësore, krosonte në shtyllën e parë ose në shtyllën e dytë dhe sulmuesit shënuan shumë gola. Ai është shumë i shpejtë në tranzicion”.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co