Pepe Reina nuk “njeh” moshë. Gardiani 42 vjeçar vijon të kërkojë të jetë protagonist pavarësisht viteve që kalojnë. Së fundmi, ekipi i sapongjitur nëelitën e futbollit Italian, Komo ka mbyllur marrëveshjen me ish portierin e Liverpoolit, Milanit , Napolit dhe Lazios.
Klubi që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit italian pas 21 vitesh, ka rënë dakord me Reinan, i cili do të firmosë për një vit. Como do të jetë klubi i katërt italian për ish-portierin e kombëtares spanjolle pas Napolit, Milanit dhe Lazios. Ndërkohë që “gardiani” ka luajtur edhe me klube të mëdha si Barcelona, Liverpool dhe Bayern Munich.
Tashmë rikthehet në Itali për të ndihmuar Comon e mikut Fabregas me eksperiencën dhe përvojën e madhe që ka. “Po bëhem pjesë e një projekti të bukur, një familjeje që vazhdon të rritet dhe çdo vit përpiqet të rrisë nivelin. Kthehem në një kampionat që e njoh mirë dhe që e di që është shumë konkurrues. Dua të jap kontributin tim në zhvillimin e këtij klubi“, u shpreh Pepe Reina në lidhje me klubin e rikthyer në Serie A pas 21 vitesh.
Nuk mungoi edhe komenti i Fabregas, trajneri i skuadrës italiane.
“Ne jemi të emocionuar që mund të mirëpresim Pepen në klub. Ai është një portier me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe një mentalitet shumë të fortë. Për këto arsye jam i sigurt se kontributi i tij do të ndihmojë ekipin të rritet dhe të përmirësohet“, u shpreh ish-mesfushori.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co