Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, duke folur në seancë plenare lidhur me koncesionin e pullave fiskale dhe tarifës së markimit të karburanteve, është shprehur se qytetarët shqiptarë në 11 vite kanë paguar nga xhepat e tyre 99 mln euro.
Deputeti tha se për koncesionin e pullave fiskale, qytetarët kanë paguar 4 mln euro në vit dhe në 11 vite 44 mln euro, ndërsa për markimi i karburanteve u ka kushtuar 5 milion euro në vit, dhe në 11 vite 55 milion euro, në total 99 milion euro.
“Këto nuk i ka paguar qeveria, nuk kanë dalë nga buxheti i shtetit për koncensionarin, por i kanë paguar drejtpërdrejt qytetarët sa herë kanë blerë karburant e produkte akcize që kishin të vendosur pullën fiskale”, tha ai.
Braçe: E dini sa paguajnë shqiptarët. Ky i pullave fiskale, i kushtonte qytetarëve, atyre që konsumonin produktet akcize, 4 milion euro në vit, në 11 vite, 44 milion euro. Ky i markimit të karburanteve u ka kushtuar 5 milion euro në vit, në 11 vite, 55 milion euro. Të dyja bashkë bëjnë 99 milion euro, e deri në 100, sepse ka pasur periudha që është paguar edhe më shumë. Këto nuk i ka paguar qeveria, nuk kanë dalë nga Buxheti i Shtetit për koncensionarin, por i kanë paguar drejtpërdrejt qytetarët sa herë kanë blerë karburant e produkte akcize që kishin të vendosur pullën fiskale. Kjo është, të dyja kontratat kanë pasur detyrime të rëndësishme, mbi të gjitha gjurmimin e produkteve të akcizës dhe të karburanteve.
Ndër të tjera, ai u ndal tek protesta e fermerëve për prodhimet e mbetura stok dhe të pa shitura, ku u shpreh se bujqit duhen mbrojtur.
Braçe tha se në këtë periudhë, në kulmin e korrjes së dritharëve, në portet tona janë dyndur anijet me drithë nga Ukraina e Rusia, duke theksuar se për disa kompani ruse janë vendosur edhe sanksione.
“Protestat nuk i ndalohen kërkujt dhe protesta është e shëndetshme për çdo grup që ndjehet i lënë mënjane e që ndjen s epo i hapët haku në një treg që kemi votuar të jetë i lirë. Ama prodhimi i bujqve duhet mbrojtur. Një seri anijesh, tamam tani në pikën e korrjes së drithërave janë lëshuar nëpër portet tona, origjina e tyre është Ukraina dhe Rusia. Për Rusinë na duhet edhe kontrolli se kemi sanksione për disa kompani atje. A kontrollohet apo jo lista e tyre. Kompanitë që importojnë nuk janë të huaja, pro shqiptare. E ai model tregu ka sjellë këto pasoja”, tha Braçe.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co