Bota

“Për herë të parë kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë”, Rama me shqiptarët në Milano: Kjo është e përpjeta e fundit

per here te pare kemi ne dore fatin europian te shqiperise rama me shqiptaret ne milano kjo eshte e perpjeta e fundit












































Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në takimin me diasporën në Milano të Italisë.

rama

Rama: Keni zgjedhur të vini këtu për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. U jam falënderues të gjithëve. Hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju edhe të gjithë shqiptarët jashtë kufijve do kenë mundësi të zgjedhin pa pasur nevojë të vinë në Shqipërisë. Në vend se ju të vini në Shqipëri, jemi ne që vijmë tek ju. Më vjen mirë që edhe këtë siç zotuam e bëmë realitet. Tani çdo shqiptar që do shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit, ka mundësi  ta bëjë pa lëvizur. Ishte e thënë që në të parat zgjedhje ku shqiptarët marrin pjesë fati ynë të na sillte në një zgjedhje si një përballje përfundimtare me historinë tonë. Duke na dhënë ne shansin që me një votë tja ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën historisë. Vetëm me një votë, për të bërë historinë, një votë për të ndryshuar kahjen e historisë për të shënuar veten në histori.

Këto zgjedhje janë si udhëkryq mes një votimi, votim politik për partinë që do qeverisë 4 vite dhe një votim historik për Shqipërinë që në 4 vite mund ta bëjmë zonjë anëtare të familjes së bashkuar europiane. Për herë të parë kemi në dorë vetë fatin europian të Shqipërisë sepse për herë të parë nuk jemi vetëm ne që duam të hymë që në ditën e parë të lirisë, por janë vendet europiane që duan të na fusin. Kjo është e përpjeta e fundit. E Shqipërisë drejt Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë Europës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts