Atleti shkodran i Vllaznisë Franko Burraj përpara nisjes drejt olimpiadës së Parisit ku do të garojë në garën e shpejtësisë të 100 metrave për të përfaqësuar Shqipërinë thotë se pjesëmarrja për herë të parë në lojërat olimpike për të është një emocion i madh. Burraj në këtë olimpiadë pretendon të thyej rekordin kombëtar në garën e 100 metrave që e mban atleti i mirënjohur Arben Makaj. Edhe pse 100 metërshi nuk është e tija, Burraj ndërsa tregon se përse nuk merr pjesë në garën e 400 metrave ku ka konkuruar gjithmonë.
Kualifikimin në raundin e dytë në lojërat olimpike e sheh të vështirë për shkak të kundërshtarëve të fortë në garën e 100 metrave dhe faktin se nuk është gara e tij.
Në lojërat olimpike trajneri i Burrajt, Bruno Rrotani nuk do të marrë pjesë për mungesë kuotash nga federata botërore e atletikës. Për trajnerin dhe sportistin e tij kjo mund të jetë një minus i madh që mund të ndikojë edhe në rezultat.
Për atletin shkodran mungesa e një stërvitje të duhur në dimër është problem ndërsa për trajnerin Rrotani fakti që Burraj nuk ka një sponsor edhe pse ka kohë që e kërkon për ta mbështetur, e penalizon në marrjen e suplementeve të duhura për një formë sportive sa më të mirë, siç e kanë gjithë sportistët e rajonit dhe më gjërë.
Dy atletët Franko Burraj dhe Luiza Gega nuk morën pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së lojërave olimpike ashtu si sportistët e tjerë shqiptar por në Shkodër kjo mbetet një enigëm thotë trajneri Rrotani i cili nuk e di arsyen përse sportisti i tij mungoi.
Franko Burraj është një prej atletëve më të mirë shqiptar dhe bashkë me Luiza Gegën dhe sportistët e tjerë do të tentojnë rezultate sa më të mira në lojërat olimpike që po mbahen në Paris.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co