“Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhet qyteti i mundësive”- Rama me emigrantët në Greqi: Egërshani Ali Pashë Tepelena vuri rend dhe dinjitet në këto anë

per ne shqiptaret selaniku mund te quhet qyteti i mundesive rama me emigrantet ne greqi egershani ali pashe tepelena vuri rend dhe dinjitet ne keto ane
per ne shqiptaret selaniku mund te quhet qyteti i mundesive rama me emigrantet ne greqi egershani ali pashe tepelena vuri rend dhe dinjitet ne keto ane








































Kryeministri Edi Rama gjatë turit me emigrantët në Selanik tha se ky qytet grek mund të quhet si qyteti i mundësive për shqiptarët. Por tha se këtu janë edhe dëshmorët shqiptare, duke theksuar se “i pashlyer do të mbetet në jetë të jetëve gjaku i dëshmorëve që u martirizuan në këtë qytet”.

“Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhet qyteti i mundësive. Mos e harroni asnjëherë sesi të gjitha etnitë e tjera që e kanë populluar dhe e kanë bërë Selaniku atë botë plot fuqi tërheqëse, ne kemi edhe dëshmorët tanë.

I pashlyer do të mbetet në jetë të jetëve gjaku i dëshmorëve që u martirizuan në këtë qytet. Nëse shteti shqiptar është kujdesur në të kaluar që të riatdhesuar eshtrat e Hasan Prishtinës nga Kosova dhe Themistokli Germenji nga Korça, i skalitur ka mbetur edhe Spiro Kostori, të cilin komuniteti shqiptar nuk e lë në harrese”, tha ndër të tjera Rama.

Më tej kryeministri tha: “Kush kujtohet sa e si duhet për egërshanin Ali Pashë Tepelena që vuri rend dhe dinjitet në këto anë, duke ndëshkuar me rreptësinë më të madhe cdo akt agresioni fetar të shumicës politike ndaj pakicës. Ishte ai Aliu nga Tepelena që sanksionoi me firmën dhe vulën e tij se cdo keqbërës mysliman që guxonte të prekte një murg ortodoks varej në vend.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →