Sport

Përcaktohet java e parë e kampionatit “Kategoria Superiore”, luhet e ndarë në dy ditë

percaktohet java e pare e kampionatit kategoria superiore luhet e ndare ne dy dite
percaktohet java e pare e kampionatit kategoria superiore luhet e ndare ne dy dite

Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Kategorisë Superiore”, për javën e parë që do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 gusht.

Më 18 gusht do të luhen takimet Dinamo City – Egnatia, sfidë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 20:00, teksa në po të njëjtën orë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” edhe ndeshja Teuta – Bylis.

Më 19 gusht do të luhet tre përballjet e radhës të javës së parë të kampionatit “Kategoria Superiore”. Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me sfidën që do të luhet në ora 17:00. Dy takimet e radhës do të luhen në ora 20:00, konkretisht Partizani – Vllaznia, që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” dhe Skënderbeu – Elbasani që do të luhet në Korçë.

Kampionati “Kategoria Superiore”, java e parë

Dinamo City – Egnatia, 18 gusht, ora 20:00, “Elbasan Arena”

Teuta – Bylis, 18 gusht, ora 20:00, “Niko Dovana”

Laçi – Tirana, 19 gusht, ora 17:00, stadiumi i Laçit

Partizani – Vllaznia, 19 gusht, ora 20:00, “Arena e Demave”

Skënderbeu – Elbasani, 19 gusht, ora 20:00, stadiumi “Skënderbeu”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts