Technology

Përdor inteligjencën Artificiale, shpiket aparati fotografik që “të zhvesh”

perdor inteligjencen artificiale shpiket aparati fotografik qe te zhvesh
perdor inteligjencen artificiale shpiket aparati fotografik qe te zhvesh

Nuca është një fotoaparat i cili çdo fotografi në të cilën gjendet një person, mund ta shndërroj në përmbajtje ‘eksplicite’.

Nëse ky koncept nuk u pëlqen, nuk jeni të vetmit – por gjykuar nga kjo pajisje ky edhe ishte qëllimi i pajisjes.

Prototipi aktual Nuca është një aparat fotografik i printuar 3D me një lente me kënd të gjerë 37 mm. Kur krijon një foto, e dërgon atë në një server që përdor një klasifikues të krijuar nga Vef dhe Groß, i cili analizon imazhin për të përshkruar subjektin në tekst: gjininë, moshën dhe racën.

Ai tekst përdoret më pas për të gjeneruar një kërkesë që futet në gjeneratorin e imazhit të Stable Diffusion AI, për të kthyer tekstin në një imazh, i cili së bashku me modelin Civitai përdoret për të prodhuar trupin e zhveshur.

Kamera përdor gjithashtu një mjet të ndërrimit të fytyrës me burim të hapur, për të shtuar një fytyrë nga një foto në imazhin e krijuar nga AI me vetëm një klik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts