Ekipi i Celine Dion ka shprehur publikisht zemërimin ndaj Donald Trump për përdorimin e një prej këngëve më të famshme të këngëtares në një takim fushate, në Montana.
Të premten e 9 gushtit u shfaq një video e artistes duke kënduar “My Heart Will Go On”.
Në një postim të shpërndarë në llogarinë X të këngëtares shkruhet:
“Ekipi menaxhues i Celine Dion dhe kompania e saj diskografike, Sony Music Entertainment Canada Inc, janë vënë në dijeni për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe imazhit të Celine Dion duke kënduar “My Heart Will Go On” në një fushatë Donald Trump / JD Vance në Montana. Në asnjë rast ky përdorim nuk është autorizuar dhe Celine Dion nuk e aprovon këtë ose ndonjë përdorim të ngjashëm,” shkruhet në deklaratë.
Ekipi nuk sqaron nëse do të marrë masa ligjore ndaj këtij përdorimi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co