Dy vëllezër janë arrestuar në Durrës pasi kishin përshtatur ambientet e hotelit të tyre për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Pas hetimeve të polcisë mësohet se u sekuestrua hoteli në pronësi 2 vëllëzërve Fatmir dhe Shkendi Hoxha, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë dhe 2 shtetase, T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës që ushtronin prostitucionin në këtë hotel.
Njoftimi:
Durrës/Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, u finalizua operacioni i koduar “Sunset”.
Kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Vihen në pranga edhe 2 shtetase që ushtronin prostitucionin në këtë hotel.
Sekuestrohen hoteli në pronësi 2 vëllëzërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, më metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Sunset”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Fatmir dhe Shkendi Hoxha të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim;
T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit F. H. dhe Sh. H. kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co