“Perëndimi, i paaftë të garantojë sigurinë globale”/ Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi, do të organizohen stërvitje “antiterroriste”

perendimi i paafte te garantoje sigurine globale ushtaret kineze mberrijne ne bjellorusi do te organizohen stervitje antiterroriste
perendimi i paafte te garantoje sigurine globale ushtaret kineze mberrijne ne bjellorusi do te organizohen stervitje antiterroriste

Ushtarë kinezë kanë mbërritur në Bjellorusi të dielën për një “stërvitje të përbashkët antiterroriste”.

Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një deklaratë.

Sipas saj, manovrat ushtarake do të mbahen nga 8 deri më 10 korrik.

Më 4 korrik, Bjellorusia iu bashkua Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO), një grupim rajonal i krijuar nga Pekini dhe Moska si alternativë ndaj ndikimit të Perëndimit.

Në vitet e fundit, Kina është duke u përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore dhe ato të Azisë Qendrore.

Lukashenka e quajti “historik” anëtarësimin e Bjellorusisë në SCO.

Ai theksoi nevojën “për ta shkatërruar botën njëpolare” dhe për ta marrë përsipër përgjegjësinë për “sigurinë globale”, sepse “Perëndimi narcisist dhe vetjak është dëshmuar i paaftë për këtë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →