“Perëndimi ka përdorur rastin në mënyrë jo etike”, kreu i Inteligjencës ruse: Navalny vdiq nga shkaqe natyrore

perendimi ka perdorur rastin ne menyre jo etike kreu i inteligjences ruse navalny vdiq nga shkaqe natyrore
perendimi ka perdorur rastin ne menyre jo etike kreu i inteligjences ruse navalny vdiq nga shkaqe natyrore

Alexei Navalny vdiq nga shkaqe natyrore, sipas drejtorit të shërbimit të jashtëm rus të inteligjencës (SVR), i cili gjithashtu akuzoi Perëndimin se ka përdorur vdekjen e tij në mënyrë jo etike për përfitime politike.

“Unë nuk mendoj se ky ishte një lloj komploti, por, për fat të keq, njerëzit kanë një veçori, herët a vonë jeta përfundon, ata vdesin,” tha Sergei Naryshkin për Solovyov TV.

“Navalny vdiq nga shkaqe natyrale”, theksoi ai.

Pas vdekjes së Navalnyt, i cili mbahej prej kohësh në burg dhe njihej si një prej kundërshtarëve më të zëshëm të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pati një reagim të gjerë ndërkombëtar, ku vendet e Perëndimit akuzuan Kremlinin se kishte gisht pas vdekjes së opozitarit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →