“Perëndimi po nxit luftë globale”- Aleati i ngushtë i Putinit akuzon SHBA: Po provokon, por Rusia ndihet e sigurt

perendimi po nxit lufte globale aleati i ngushte i putinit akuzon shba po provokon por rusia ndihet e sigurt





































Sergei Chemezov, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë për Reuters se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë rrezikojnë të shkaktojnë një luftë globale nëse Washingtoni vazhdon të “provokojë” konfliktin në Ukrainë, dhe të lejojë Kievin të sulmojë territorin rus.

putin

Chemezov, kryeshef ekzekutiv i korporatës “Rostec”, e cila furnizon shumë nga armët ruse për luftë, ka thënë se Rusia ndihet e sigurt dhe se ka armë të mjaftueshme për më shumë se dy vjet, në atë që Kremlini e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Kremlinit se konflikti është një betejë midis Perëndimit dhe Rusisë.

“Në një situatë ku Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, provokon luftë, ne duhet të jemi gati”, ka thënë Chemezov në përgjigjet me shkrim ndaj një kërkese për intervistë.

“Viti i tretë i operacionit special është duke u zhvilluar – Rusia ndihet e sigurt”, ka shtuar ai.

Ai ka deklaruar se askush nuk mund të japë një kornizë kohore se kur mund të përfundojë lufta dhe akuzoi SHBA-në për nxitjen e konfliktit duke furnizuar me armë Kievit dhe duke lejuar sulme thellë në Rusi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →