Bota Shqiperia Sport

Përfaqësuesja Shpresa me dyer të “hapura”, Bushi fton njërin nga binjakët Shpendi për dy ndeshjet miqësore








































Përfaqësuesja Shpresa vazhdon të jetë ekipi kombëtar i Shqipërisë i cili sistematikisht ka më shumë vajtje-ardhje lojtarësh, me listat që pësojnë vazhdimisht ndryshime të mëdha në krahasim me momentin kur shpallet e para për situata nga më të ndryshmet. Kjo ka ndodhur edhe me këtë grumbullim ku kuqezinjtë po përgatitin dy miqësore me Moldavinë që do të luhet në vendin tonë.

stiven-shpendi1

Trajneri Bushi ka bërë publike pak ditë më parë listën e tij, por ndryshimet brenda saj kanë qenë të vazhdueshme. Një ditë më parë, ekipit iu bashkua sulmuesi i Leçes Dario Daka, ndërsa tashmë pjesë e skuadrës mësohet se do të bëhet edhe sulmuesi i cili luan në Serinë B, Stiven Shpendi.

Ky i fundit, i huazuar nga Empoli te Karrareze, ka qenë vazhdimisht pjesë e ekipit U21 kuqezi, por ishte lënë jashtë nga Bushi fillimisht në listën e tij. Megjithatë, nga përtej Adriatikut bëjnë të ditur se ftesa i ka mbërritur lojtarit në klub. Kësisoj, njëri nga dy binjakët Shpendi, do të veshë fanellën kuqezi për të luajtur me U21 gjatë kësaj pauze të kombëtareve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts