“Perfekt për skemën 4-3-3”, Reja bën “shkesin” për Mitaj: I turpshëm, por me personalitet

perfekt per skemen 4 3 3 reja ben shkesin per mitaj i turpshem por me personalitet

Një ditë më parë, e përditshmja torineze TuttoSport, publikoi lajmin se Juventus është vënë në gjurmën e Mario Mitaj, talentit kuqezi. Mitaj ishte një zbulim i Edy Reja-s, me ish trajnerin e Kombëtares që i besoi që në moshën 17-vjeçare, por anësori mori emër gjatë periudhës Sylvinho, me trajnerin aktual, që i besoi menjëherë një vend në formacion dhe që nga sfida me Poloninë u shndërrua në një titullar absolut, i paprekshëm.

Mitaj 1 2048x1366
Mitaj 1 2048×1366

Paraqitjet e tij fantastike me Shqipërinë patën një ndikim të madhe edhe te klubi i tij Lokomotiva e Moskës, duke fituar edhe aty një vend si titullar. Mitaj do të jetë i vëzhguari special i Giuntolit, drejtorit sportiv të Juves, në miqësoren Shqipëri-Kili, ndërsa për TuttoSport ka folur edhe Edy Reja:

Rejaa
Rejaa

“Më goditi menjëherë qartësia e tij në prekjen e topit dhe inteligjencën në leximin e lojës. Si mëngjarash, ai është perfekt për mbrojtjen me katër, në një mesfushë dhe sulm me tre. Mbulon mirë pozicionin, i kupton situatat. Ai është perfekt për skemën 4-3-3 ku është e rëndësishme të ruash pozicionin dhe të parandalosh. Mitaj është një lojtar me norma morale të larta, brenda dhe jashtë fushë, nuk i kalon kurrë limitet, madje dikush mund ta konsiderojë si të turpshëm, por më pas në fushë tregon një personalitet të madh. Sigurisht kjo është më shumë se sa prisja nga një djalë i moshës së tij”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja për TuttoSport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →