Një ligjvënës demokrat ishte i pari sot që i bëri thirrje zyrtare presidentit, Joe Biden të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur ndër të tjera performancën e tij katastrofike në një debat, të enjten kundër Donald Trump.
“Unë shpresoj se ai do të marrë vendimin e vështirë dhe të dhimbshëm për të dhënë dorëheqjen, i bëj thirrje me respekt që ta bëjë këtë”, shkroi deputeti i Teksasit, Lloyd Doggett në një deklaratë për mediat amerikane.
“Presidenti Biden e shpëtoi demokracinë tonë duke na çliruar nga Trump në 2020. Ai nuk duhet të na dorëzojë te Trump në 2024”, shtoi ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co