Bota

Përfshihen nga flakët plantacione me pemë në Berat, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit drejt banesave. Ja si paraqitet situata

perfshihen nga flaket plantacione me peme ne berat nderhyrja e zjarrfikesve shmang perhapjen e zjarrit drejt banesave ja si paraqitet situata



































Plantacionet me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarrri

Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë zonën që njihet si “blloku i fiqve”.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi drejt tre kodrave mes fshatrave Duhanas e Mimias, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse zjarri u shmang të përparonte drejt banesave të zonës.

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi “bllokun e fiqve”, për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit.

Prej disa orësh zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët por ka ende shumë vatra aktive.

Deri tani, parashikohet se është djegur një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre, ferra e barishte si dhe disa pemë ullinj e fiq por ende nuk ka një përllogaritje të saktë pasi zjarri vijon ende.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts