
Një pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte në zonën e Astirit në Tiranë.
[embedded content]Burime për News 24 bëjnë me dije se zjarri ka shkaktuar panik te banorët.
“Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit“, njofton policia.
Sipas policisë, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.
Banorët, për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.
“Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve”, njofton policia.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve.
Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co