Shqiperia

Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në Shkodër, digjen edhe tre shtëpi pranë saj, evakuohen banorët

perfshihet nga flaket nje banese dykateshe ne shkoder digjen edhe tre shtepi prane saj evakuohen banoret
perfshihet nga flaket nje banese dykateshe ne shkoder digjen edhe tre shtepi prane saj evakuohen banoret

Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës.

Zjarri ka nisur në një banesë dykatëshe, por më pas flakët janë përhapur edhe në tre shtëpi pranë saj.

Zjarrfikësit kanë bë të mundur shuarjen e flakëve, dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts