Kanë përfunduar procedurat për 8 emigrnatët që mbërritën mëngjesin e sotëm në Shëngjin, dhe tashmë 7 prej tyre janë nisur zhvendosur në kampin e Gjadrit, ndërsa njëri do të kthehet në Itali për shkak të problemeve shëndetësore.
Kujtojmë se anija me refugjatë u ankorua në port rreth orës 08:00. Emigrantët iu nënshtruan procedurave të kontrollit në qendrën në Shëngjin, dhe do të transferohen në kampin në Gjadër.
Emigrantët, egjiptianë dhe bangladeshas, janë kapur në ujërat ndërkombëtare të kanalit të Siçilisë.
Ky është grupi i dytë i emigrantëve të kapur nga autoritetet e Italisë, që zbarkojnë në portin e Shëngjinit. Grupi i parë i përbërë nga 12 persona mbërriti me 16 tetor dhe vetëm 3 ditë më vonë, me vendim të gjykatës së Romës ata u kthyen në Itali.