Përfundon pas 4 orësh seanca për grupin që shpërndante lëndë narkotike në Sarandë e Delvinë! Gjykata lë në burg 12 të arrestuarit

perfundon pas 4 oresh seanca per grupin qe shperndante lende narkotike ne sarande e delvine gjykata le ne burg 12 te arrestuarit








































Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 12 të arrestuarit, që akuzohen si anëtarë të grupit që trafikonte lëndë narkotike në Sarandë e Delvinë.
Screenshot_4Pas 4 orësh seancë, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për 12 persona të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Rrjeti”.

Ka qenë një hetim i gjatë i prokurorëve Kledian Llaho e Esmeranda Basho, i zhvilluar me metoda speciale dhe veprime proaktive ndaj 12 personave të dyshuar për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Bëhet fjalë për shtetasit: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe Mina Dedi.

Në kërkim vazhdon të jetë Panajot Bala nga Delvina, 49 vjeç.

Me kërkesë të prokurorëve, gjyqtari Mikel Hysometaj caktoi ndaj tyre në mungesë masat e sigurimit “Arrest në burg”, 11 prej të cilave u ekzekutuan në orët e para të së hënës nga efektivë të seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” të kësaj Drejtorie dhe FNSH Fier.

Një prej personave nuk u arrit të kapej dhe u shpall në kërkim, ndërsa gjatë operacioni u arrestua dhe një person tjetër në flagrancë, të cilit i’u sekuestruan drogë dhe sende të tjera të paligjshme.

Ditën e sotme, rreth orës 12:15, të gjithë të arrestuarit dolën para Gjykatës së Sarandës, 11 prej tyre për t’u njohur me masën e sigurisë së vendosur ne mungesë dhe një tjetër për t’u vlerësuar arresti dhe për t’u caktuar masa e sigurimit. Edhe pas marrjes në pyetje të tyre, Gjykata vlerësoi se nuk u evidentua ndonjë rrethanë e re e cila nuk ishte marrë në konsideratë më herët nga gjykata në caktimin e masave të sigurimit, ndërsa për tjetrin u vlerësua i ligjshëm arresti dhe u caktua masa e sigurimit.

Për të 12 të dyshuarit, Gjyqtari Mikel Hysometaj caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, e kërkuar kjo edhe nga vetë prokurorët. Disa prej tyre rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme.

Gjatë operacionit policor disa ditë më parë u sekuestruan në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.

Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi.

Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit edhe një 36-vjeçar, i cili posedonte doza me lëndë narkotike kokainë dhe sende të paligjshme.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive dhe me mbështetjen e Inteligjencës Policore, nga Strukturat për Hetimin e Narkotikëve dhe ato Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi që shiste doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:

M. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

F. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

E. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;

E. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë.

Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

Për finalizimin me sukses të këtij operacioni u angazhuan gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →