Leipzig surprizon Bayer Leverkusenin. Më në fund kampionët e Gjermanisë humbasin një ndeshje në Bundesliga, duke mbyllur serinë e një rekordi historik, plotë 43 ndeshje pa humbje në Bundesliga. Një humbje që erdhi në mënyrë të papritur për të besuarit e Alonson, kjo jo për shkak të kundërshtarit që kishin përballë, por për mënyrën se si ndeshja po shkonte.
“Aspirinat” e panë veten shumë shpejtë në avantazh të dy golave, teksa realizuan me anë të Frimpong dhe Grimaldo. Por në fund të pjesës së parë, shkurtoi diferencën e golave për Leipzig Kampl.
Në pjesën e dytë, ishte Openda “show”. Belgu realizoi një dy golësh për përmbysjen e madhe të miqve, në “Bay Arena”, me vendasit që marrin kështu humbjen e parë në kampionat.
Ndërkohë që me këtë fitore Leipzig merr për momentin kryesimin, me 6 pikë pas dy fitoreve.
Më herët Borussia e Dortmundit nuk shkoi më shumë se sa një barazim pa gola ndaj Werder Bremenit, ndërsa të djelën është rradha e Bayernit që sfidon skuadrën e Freibur në “Allianz Arena”.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co