Përfundon takimi Lajçak- Bislimi, ja çfarë paralajmëroi i dërguari i BE për dialogun

perfundon takimi lajcak bislimi ja cfare paralajmeroi i derguari i be per dialogun
perfundon takimi lajcak bislimi ja cfare paralajmeroi i derguari i be per dialogun

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se me kryenegeciatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, bisedoi për nevojën e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb.

Pas takimit në Prishtinë më 5 mars, Lajçak paralajmëroi një takim të ri të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel “në ditët në vijim”.

Ai tha se më 27 shkurt në Bruksel, në nivel ekspertësh u diskutua për çështjen e dinarit, por disa aspekte të rregulloresh është dashur të diskutohen me Bislimin.

“ E di që kemi pasur takimin javën e kaluar në nivel ekspertësh në Bruksel. Takimi ishte konstruktiv dhe arritëm të gjenim përgjigje për disa pyetje. Por, janë disa pyetje që shkojnë përtej mandatit të këtyre ekspertëve dhe i kemi diskutuar këto çështje me Bislimin. Komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj të organizoj një takim të ri në ditët në vijim në nivel të kryenegociatorëve”, tha Lajçak.

Për çështjen e dinarit, BE-ja kishte thirrur një takim më 27 shkurt, në të cilin nuk kishte marrë pjesë kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, por udhëheqësit e Bankës Qendrore të Kosovës.

Rregullorja e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutën me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Rregullorja është kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se ai u mor pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet te popullata serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →