Tirana nis sot përgatitjet për sfidën me Teutën. Pas pushimit, trajner Bledi Shkëmbi ka menduar stërvitje me dy seanca, paradite dhe pasdite.
Për t’u parë mbetet gjendja e Zharmunit dhe Solerit. Të dy lojtarët lanë lojën të dëmtuar. Gjithsesi, dëmtimet nuk janë aq shqetësuese sa dy titullarët të humbasin sfidën me Teutën. Tirana dhe Teuta janë dy skuadra që sezonet e fundit kanë luajtur së bashku goxha takime të luftuara dhe me surpriza.
Në dy sezone, skuadrat janë përballur 12 herë. Katër herë në Kupën e Shqipërisë dhe tetë ndeshje në Superiore. Fitoren e fundit në kampionat e ka Teuta 1-2. Fakt është që bardheblutë nuk fitojnë në Durrës prej 2 marsit 2022 me triumfin 0-2. Asokohe, drejtonte Orges Shehi dhe golat e ndeshjes i shënonte një farë Taulant Seferi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co