Bota

Përgjigja ndaj vrasjes së 3 ushtarëve në bazën jordaneze, Shtetet e Bashkuara fillojnë sulmet ndaj grupeve paraushtarake në Irak dhe Siri

pergjigja ndaj vrasjes se 3 ushtareve ne bazen jordaneze shtetet e bashkuara fillojne sulmet ndaj grupeve paraushtarake ne irak dhe siri
pergjigja ndaj vrasjes se 3 ushtareve ne bazen jordaneze shtetet e bashkuara fillojne sulmet ndaj grupeve paraushtarake ne irak dhe siri

Ushtria amerikane filloi të premten sulme ajrore ndaj dymbëdhjetë objektivave në Irak dhe Siri të grupeve paraushtarake që mbështeten nga Irani. Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ky është hapi i parë i kundërpërgjigjes ndaj sulmit me dron që vrau në fundjavë tre ushtarakë amerikanë në Jordani.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar prej ditësh se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin ndaj këtyre grupeve paraushtarake dhe e patën bërë të qartë se nuk do të ishte vetëm një sulm, por se do të ishte një përgjigje me disa faza. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për operacionet ushtarake që nuk ishin bërë ende publike.

Sulmet fillestare nga avionë, me dhe pa pilot, goditën qendrat e komandës dhe kontrollit, depot e municionit dhe objekte të tjera.

Ato u bënë vetëm pak orë pasi Presidenti Biden dhe drejtuesit më të lartë ushtarakë iu bashkuan familjarëve të tre ushtarëve të vrarë, trupat e të cilëve u kthyen në Shtetet e Bashkuara, ku u pritën me një ceremoni solemne në bazën ajrore Dover, në Dellauer.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts