Bota

Përgjimet e Erion Veliajt në qeli, Berisha: Makbethiane, i organizojnë kurthe dhe i fusin thika njëri-tjetrit! Ulsiu është “Olsi i Altin Hajrit” me dy kostumet













































Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përgjimet në qeli qe i janë bërë Erion Veliajt, teksa tha se kemi të bëjmë me “njerëz të inkriminuar që i fusin thikat njëri-tjetrit”.

[embedded content]

Berisha u shpreh më tej se: “Por që Erion Veliajt, ti organizohen kurthe nga ministra, kjo është makbethiane”.

Lideri i opozitës shkoi më tej, teksa përmendi emrin e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që sipas tij është personazhi me emrin “Olsi i Altin Hajrit”.

“Del mirfilltazi një shpellë intrigantësh, njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit. Erion Veliaj është aty ku është për krime të rënda, s’ka diskutim. Por Erion Veliaj duhet të jetë me organizatë kriminale familjare dhe bashkiake, të dyja.

Por që me Erion Veliajt, ti organizohen kurthe nga ministra, kjo është makbethiane. Lëre që e regjistroi në të gjitha anët dhe pastaj Usluziu (Ulsi Manja), e morët vesh kush është Olsi? Është Ulsiu. Absolutisht po. Është Ulsiu. Olsi i Altin Hajrit, i dy kostumeve, merrja pak masën se u tregua burrë i mirë, merrja masën për dy kostume. Burime më informojmë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelën dhe as Ols Dadon, por për Ulsiun, ja me çfarë malli kemi të bëjmë.

Përgjimet që i bënë Veliajt dhe SMS e tij tregojnë që kemi të bëjmë me një grup mafioz në pushtet që s’kanë rregulla e norma”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts