Përjashtimi nga ‘Etika’ i deputetëve të PD, reagon Dhurata Çupi: Dënim pa ligj! Akt i rëndë që minon demokracinë

perjashtimi nga etika i deputeteve te pd reagon dhurata cupi denim pa ligj akt i rende qe minon demokracine
perjashtimi nga etika i deputeteve te pd reagon dhurata cupi denim pa ligj akt i rende qe minon demokracine

Deputetja e PD Dhurata Çupi ka reaguar, pasi Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për disa ditë deputetët e opozitës, për shkak të kaosit në parlament.

Çupi shprehet se përjashtimi nga parlamenti jepet vetëm në rastet kur “deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete te tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit /brenda mjediseve të Kuvendit”. Sipas Çupit, deputetët opozitarë të përjashtuar nuk kanë qenë në këto rrethana. Ajo e cilëson këtë akt tepër të rëndë, duke thënë se “minon demokracinë”.

“Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana.

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!”, shkruan Çupi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →