Përkeqësohet moti në Shqipëri/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes kërkon rritjen e gatishmërisë së emergjencave civile! Ja qarqet që do preken më shumë nga reshjet e shiut

perkeqesohet moti ne shqiperi agjencia kombetare e mbrojtjes kerkon rritjen e gatishmerise se emergjencave civile ja qarqet qe do preken me shume nga reshjet e shiut








































Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit.

yyyyyyy

Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërkohë që në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.

Për rrjedhojë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave tësistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →