Përleshja me thikë për vjedhjen e kanabisit, jepet dënimi për autorin e vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar dhe plagosjes së shokut të tij (emrat)

perleshja me thike per vjedhjen e kanabisit jepet denimi per autorin e vrasjes se 33 vjecarit shqiptar dhe plagosjes se shokut te tij emrat

Jetmir Pemaj, 33 vjeç, vdiq nga një plagë e thellë me thikë në bark gjatë një beteje në Harrow Street, Whitmore Reans, më 27 korrik të vitit të kaluar.

Një tjetër viktimë Franc Curri u godit gjithashtu me thikë gjatë dhunës që shpërtheu mes dy grupeve kriminale rivale rreth orës 5 të mëngjesit, por ai mbijetoi.

Dy shtetasit shqiptarë po përpiqeshin të mbronin “shtëpinë e barit” nga një grup hajdutësh, brenda një banese me qira në Newhampton Road.

Një prej tyre, Lucious Winchester, 24 vjeç (në foto poshtë), i goditi me thikë të dy gjatë një përleshje pasi e ndoqën dhe e kapën në një rrugë aty pranë. Winchester, nga Quinton, u dënua të martën pasi pranoi më parë vrasjen e Pemajt si dhe plagosjen e Currit dhe për vjedhje të rëndë.

Gjatë dënimit, Gjykatësi Michael Chambers tha: “Të gjitha këto vepra lindin nga një incident që ndodhi në orët e para të 27 korrikut të vitit të kaluar kur ju ishit pjesë e një numri sulmuesish në një vjedhje të rëndë në Newhampton Road në Wolverhampton.

Ky është një rast tjetër i një fabrike të krijuar kanabisi që çon në një konfrontim të dhunshëm mes dy grupeve rivale”.

Ai u identifikua pasi forca zbuloi se tre nga thikat e tij ishin lënë në zonë dhe oficerët e policisë e arrestuan atë dy ditë më vonë.

A4f31d20 E612 11ee B5eb 7f9a49c0670f.jpg
A4f31d20 E612 11ee B5eb 7f9a49c0670f.jpg
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →