“Përmbysen” parashikimet! Koalicioni Fronti i Ri Popullor kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve franceze

permbysen parashikimet koalicioni fronti i ri popullor kryeson ne raundin e dyte te zgjedhjeve franceze

Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor do të fitojë shumicën e vendeve në parlamentin e Francës.

Kështu thonë sondazhet e para serioze në shtetin francez, duke vendosur të majtët në një fitore ndaj Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme të Marine Le Pen.

Fronti i Ri Popullor llogaritet se do të marrë deri në maksimumi 200 vende në parlament, shkruan BBC.

Në vend të dytë vjen Aleanca e Ansamblit e Emannuel Macron me deri në 170 vende. Tubimi Kombëtar nuk pritet të marrë më tepër se 140 vende.

France2
France2

Republikanët pritet të marrin 60 vende në parlament, partitë e vogla të majta deri në 15 vende dhe partitë e tjera, pjesën tjetër të mbetur në vendeve në parlament. Për më tepër shikoni grafikën e publikuar nga BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co