Përmbyset anija me 25 emigrantë, po kalonte nga Serbia në Bosnje! 18 prej tyre shpëtojnë, vazhdojnë kërkimet për personat e tjerë

permbyset anija me 25 emigrante po kalonte nga serbia ne bosnje 18 prej tyre shpetojne vazhdojne kerkimet per personat e tjere





































Një anije me emigrantë është përmbysur ndërsa po kalonte nëpër lumin Drina nga Serbia në Bosnje, ka thënë policia serbe.

lumi drina

Policia është lajmëruar në orët e para të mëngjesit nga autoritetet në Bosnjë dhe një qytetar që e ka raportuar rastin, ka thënë ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç.

Daçiç është shprehur se 18 emigrantë, përfshirë tre fëmijë, ia dolën të kalonin në Bosnje, nga 25 persona gjithësej që ishin në anije kur u përmbys.

Pritet që në operacionin e kërkimit të përfshihen edhe palombarët, raportoi AP.

Emigrantët që shfrytëzojnë të ashtuquajturën rrugë ballkanike në përpjekje për të arritur Evropën Perëndimore, shkojnë në Serbi nga Bullgaria ose Maqedonia e Veriut para se të vazhdojnë në Hungari, Kroaci ose Bosnjë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →