Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Qesarat në Memaliaj, ndërsa një 50 vjeçar ka humbur jetën. Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se një automjet i tonazhit të rëndë që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co