Sport

Përmbysje spektakolare, SHBA “fluturon” në finale, thyen Serbinë 95-91, Stephan Curry fantastik (VIDEO)

permbysje spektakolare shba fluturon ne finale thyen serbine 95 91 stephan curry fantastik video
permbysje spektakolare shba fluturon ne finale thyen serbine 95 91 stephan curry fantastik video

SHBA, favoriti absolut për të fituar medaljen e artë në basketboll për meshkuj, nuk zhgënjeu, edhe pse përballë Serbisë së Jokic vuajtën jashtëzakonisht shumë, ku u desh një fitore me përmbysje për të siguruar një vend në finale, ku i pret Franca.

Ekipi i ëndrrave, i udhëhequr nga një super Stephan Curry u zgjua vetëm në fund duke rikuperuar 17 pikë. Serbia udhëhoqi thuajse të gjithë ndeshjen, ku dyshja Jokic-Bogdanovic vendosën në vështirësi kampionët në fuqi olimpik, me këtë të fundit, Bogdanovic, që realizoi 20 pikë.

[embedded content]

Për herë të parë, SHBA kaloi në avantazh dy minuta nga fundi teksa ktheu rezultatin në 87-86, ndërsa më pas Curry dhe LeBron James bënë diferencën duke mbyllur këtë takim në shifrat 95-91. Curry ishte lojtari i ndeshjes me 36 pikë të realizuar, ndërsa LeBron James e mbylli me 16 pikë, 12 ridbaund dhe 10 assite. Në finale, SHBA synon medaljen e artë dhe mbrojtjen e titullit kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts