Përmbytja e varkës në Nigeri/ Gjenden 16 trupa, 150 pasagjerë ende të zhdukur

permbytja e varkes ne nigeri gjenden 16 trupa 150 pasagjere ende te zhdukur
permbytja e varkes ne nigeri gjenden 16 trupa 150 pasagjere ende te zhdukur

Autoritetet kanë raportuar gjetjen e 16 trupave nga 150 pasagjerët e zhdukur pas përmbysjes së një varke në shtetin Niger në Nigerinë veri-qendrore.

Abdullahi Baba Arah, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit, konfirmoi të enjten se të vdekurit përfshijnë dy gra dhe 14 burra.

Baba tregoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende në progres për të gjetur të mbijetuar të tjerë, duke thënë, “Gjashtëmbëdhjetë kufoma, duke përfshirë dy femra dhe 14 meshkuj, janë gjetur”.

Ai fajësoi për aksidentin faktorë si mbingarkesa dhe lundrimi gjatë natës, duke theksuar vazhdimin e operacioneve të shpëtimit.

Të paktën 150 individë ende nuk janë gjetur pas përmbysjes së varkës të martën vonë në rajonin Mokwa të Nigerisë, sipas zyrtarëve.

Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë për të gjetur më shumë të mbijetuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →