Përmbytja e Vlorës, ministri i Mbrojtjes: Prioritet çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve, kemi evidentuar 62 godina! Banorët do të dëmshpërblehen

permbytja e vlores ministri i mbrojtjes prioritet clirimi i ujerave nga nentoka e pallateve kemi evidentuar 62 godina banoret do te demshperblehen
permbytja e vlores ministri i mbrojtjes prioritet clirimi i ujerave nga nentoka e pallateve kemi evidentuar 62 godina banoret do te demshperblehen





































Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur për mediat pas mbledhjes me shtabin e Emergjencave Civile lidhur me situatën në Vlorë, ku një ditë më parë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut qyteti u përmbyt.

Vengu tha se aktualisht janë në terren 250 forca civile dhe ushtarake, në të gjitha zonat e prekura. Sipas tij, janë evidentuar 62 pallate, ku katet e nëndheshme dhe garazhet janë nën ujë.

Ministri tha se çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve është prioritet, pasi në të kundërt nuk mund të kthehen në normalitet pjesë të tjera të qyteti.

Ndër të tjera, Vengu theksoi se do të bëhet vlerësimi i dëmeve për banorët e prekur dhe do të dëmshpërblehen.

“Do bëjmë të munduar dhe evidentimin e dëmeve, tu qëndrojmë pranë qyqarëve dhe të shfrytëzojmë të gjithë ato instrumente financiare qoftë të Bashkisë apo të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, për të dëmshpërblyer banorët për dëmet që janë shkaktuar”, tha ai.

Pirro Vengu: Kemi aktualisht 250 forca civile dhe ushtarake në terren, në të gjitha zonat e prekura. Është trekëndëshi midis rrugës Romino Albana, kishës ortodoske dhe  lagjes historike që një pjesë e pallateve e garazheve janë nën ujë, 62 janë evidentuar si të tilla. Të gjitha forcat janë në terren që të kthehet në normalitet.

Jemi në një situatë që po bëjmë të munduar dhe evidentimin e dëmeve, tu qëndrojmë pranë qyqarëve dhe të shfrytëzojmë të gjithë ato instrumente financiare qoftë të Bashkisë apo të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, për të dëmshpërblyer banorët për dëmet që janë shkaktuar. Ndërhyja ka qenë e shpejtë, ka qenë një fashë orare ku vërshimi ka qenë i madh dhe vështirë për tu menaxhuar dhe aksesi ka qenë i vështirë.

Të gjitha akset tani janë të kalueshme. Çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve është tani prioriteti. Pa çliruar këto, nuk do mund të ç ‘tensionojmë situatën në një pjesë të mirë të qytetit. Do ecim hap pas hapi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →