Të paktën 54 persona kanë vdekur në përmbytjet që kanë përfshirë provincën Tibesti të mbuluar me shkretëtirë në veriun e largët të Çadit që nga e premtja e kaluar, thanë autoritetet lokale.
“54 persona humbën jetën nga përmbytjet në gjashtë rrethe të provincës Timbesti. “Mijëra dyqane dhe automjete u përfshinë nga ujërat nga 9 deri më 14 gusht,” tha gjenerali Maamat Tosi Sidi, kreu i autoriteteve të provincës Tibesti, duke folur për AFP.
Sipas Idris Abdallah Hassan nga shërbimi kombëtar meteorologjik i Çadit, përmbytjet janë për shkak të “shirave të rrëmbyeshëm” në rajon ku, në kushte normale, “shirat mezi arrijnë 200 milimetra në vit”.
Këto reshje janë një fenomen i motit që regjistrohet “çdo pesë apo dhjetë vjet”, theksoi ai. Rajoni Borkou-Enendi-Tibesti, një rajon fqinj me Libinë, është një shkretëtirë e madhe me male që besohet se kanë nëntokë të pasur me metale të çmuara.
#EXCLUSIVE CHAD FLOOD
Monday, 12th August 2024 pic.twitter.com/KEAmvIdJoT
— Agraprana Pahlawan – WWIII ALERT (@skynewsagra) August 14, 2024
Sipas Braim Ezi Maamat, president i një shoqate lokale për promovimin e paqes, mes viktimave dhe të zhdukurve, shumica janë “minatorë të huaj ari” që punonin pa leje në provincë.
❗️🌧🌊🇹🇩 – Torrential rains cause devastating floods in Chad, Country in Central Africa, especially in the Borkou-Ennedi-Tibesti region.
More than 50 people lost their lives, and thousands of vehicles and buildings were destroyed.
Flooding is unusual for this desert area,… pic.twitter.com/meZ0t6TEUN
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) August 15, 2024
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore paralajmëroi, në një deklaratë të lëshuar të martën, për ndikimin jashtëzakonisht të rëndë të “shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të mëdha” në rajon, duke theksuar se “Çadi është Vendi më i goditur deri më tani, me 246,883 të prekur nga përmbytjet në vetëm pak javë”. Ai bëri thirrje për “veprim të menjëhershëm” dhe “fondet adekuate” për të trajtuar “krizën klimatike”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co