Një ditë pas përmbytjeve në Durrës, vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.
- Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.
- Eshtë bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.
- Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.
- Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.
- Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë
- Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.
- Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.
- Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.
Grupet e punës janë në terren për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e saktë të dëmeve.