Përmbytjet në Itali, zhduket një fëmijë 5 muajsh dhe gjyshja e tij në zonën e Pizës

permbytjet ne itali zhduket nje femije 5 muajsh dhe gjyshja e tij ne zonen e pizes
permbytjet ne itali zhduket nje femije 5 muajsh dhe gjyshja e tij ne zonen e pizes

Italia ndodhet nën vërshimet e ujit. Sipas Ansa.it në zonën e Pizës janë zhdukur një fëmijë 5 muajsh së bashku me gjyshen e tij, ndësa një person ka humbur jetën.

Sipas medias italiane mbi 450 thirrje u janë bërë zjarrfikësve për shkak të motit të keq në Veneto.

Vërshimet kanë prekur kryesisht provincat e Padovës, Trevisos, Vicenzës, Venecias dhe Veronës, duke shkaktuar përmbytje të bodrumeve, kateve përdhese dhe madje edhe rrugëve.

Ekipet e punëtorëve të provincës po punojnë për pastrimin e rrugëve nga mbeturinat, por shoferët këshillohen që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë pranisë së baltës dhe mbeturinave që e bëjnë sipërfaqen e rrugës të rrëshqitshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →