Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata me zjarrin masiv në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale.
Sipas tyre pas ndërhyrjes edhe të dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia tashmë është shmangur rreziku për banesat dhe bizneset në zonë.
Ministria bëri me dije po ashtu se ndërhyrja nga ajri do të fillojë sërish mëngjesin e nesërm për të izoluar dhe shuar përfundimisht flakët.
Gjithashtu bëhet me dije se është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë të Vlorës si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.
Njoftimi i plotë:
Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve #Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Mirënjohje palës italiane për ndihmën si dhe palës suedeze për shprehjen e gatishmërisë. Sipas raportimeve të fundit është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale.
Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.
Mirënjohje të gjithë efektivëve të forcave zjarrfikëse, të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Pyjor, Zonave të Mbrojtura e vullnetarëve për angazhimin në këtë betejë me flakët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co