Pasuria natyrore e kulturore e liqenit të Ohrit, pjesë e Pasurisë botërore të Unescos, mund të shpallet zonë në rrezik! Në një raport të përgatitur për mbledhjen e përvitshme që mbahet në datat 21-31 korrik në Indi, UNESCO vëren se nevoja urgjente për adresimin e problemeve të gjetura nga vizita e tyre, kërkon mobilizim për të ruajtur Vlerat e jashtëzakonshme Universale, përndryshe vitin e ardhshëm duket se shpallja në rrezik është e pashmangshme.
Pasuria natyrore e kulturore e liqenit të Ohrit, pjesë e Pasurisë botërore të Unescos, mund të shpallet zonë në rrezik! Në një raport të përgatitur për mbledhjen e përvitshme që mbahet në datat 21-31 korrik në Indi, UNESCO- Organizata e Kombeve te Bashkuara për Edukim, Shkencë e kulturë, vëren se nevoja urgjente për adresimin e problemeve të gjetura nga vizita e tyre, kërkon mobilizim për të ruajtur Vlerat e jashtëzakonshme Universale, përndryshe vitin e ardhshëm duket se shpallja në rrezik është e pashmangshme. Unesco ka lënë si afat datën 1 shkurt 2025 për një raport të përditësuar mbi gjendjen e Pasurisë natyrore e kulturore te liqenit të Ohrit. Por çfarë po e rrezikon dëmtimin e vlerave për të cilat kjo pasuri u shpall e mbrojtur nga UNESCO? Plani I menaxhimit, ndërtimet, zhvillimi dhe infrastruktura e transportit tokësor përmenden që në krye. Më tej, raporti detajon problematikat e hasura, duke nisur që nga studimi i fizibilitetit për rrugën alternative të Korridorit VIII.
[embedded content]
Në Shqipëri, zhvillimet e reja në shkallë të gjerë duket se po vazhdojnë. Ndikimet e zgjerimit të rrugës mes Qafthanës dhe Pogradecit duhet të rishikohen. Bypass-i mes Pogradecit, Tushemishtit dhe kufirit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është planifikuar pranë daljes së Burimeve të Drilonit, me rrezik për dëmtimin e tij. Masterplani për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht përfshin zhvillimin në tokë bujqësore për çka, misioni I vitit 2020 rekomandoi ndalimin e tij, ndërsa nuk është përjashtuar ende zhvillimi I infrastrukturës rrugore dhe ndërtimet në zonën e Burimeve të Drilonit. ndërkaq, parashikimet për zhvillimin urban në Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit, të rekomanduara si të papranueshme nga misioni i UNESCO në vitin 2020 mbeten në fuqi, megjithëse projekt propozimet do të duhet t’i dorëzohen në Qendrën e Trashëgimisë Botërore paraprakisht.
Masat urgjente për adresimin e rreziqeve ekzistuese dhe parandalimin e rreziqeve të reja, siç kërkohen nga Komiteti, nuk janë marrë ende, thuhet në raport. Ndërhyrjet zhvillimore në shkallë të gjerë rreth liqenit, veçanërisht pranë qendrave kryesore urbane, kanë cënuar sipas UNESCOS, cilësitë e jashtëzakonshme të zonës së mbrojtur, duke zvogëluar vlerat që mbështetën zhvillimin e gjatë të jetës kishtare përgjatë brigjeve të liqenit. E megjithatë, thuhet në raport, niveli i lartë i cenueshmërisë së pronës nuk njihet nga vendimmarrësit kryesorë. Sipas raportit, gjendja e konservimit të pronës nuk po përmirësohet dhe nuk ka tendencë pozitive për rikthimin e integritetit të saj. në mesin e sugjerimeve Unesco i kërkon Shtetit Palë, Shqipërisë, të dorëzojë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga ICOMOS të gjithë dokumentacionin në lidhje me projekt propozimin për ruajtjen dhe përmirësimin e kishës në Lin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co