Bota

Përplasen dy automjete pranë Varrezave të Dëshmorëve, bllokohet për disa minuta qarkullimi! Ja çfarë dyshohet se shkaktoi aksidentin

perplasen dy automjete prane varrezave te deshmoreve bllokohet per disa minuta qarkullimi ja cfare dyshohet se shkaktoi aksidentin





































Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pasditen e sotme në Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, përballë Varrezave të Dëshmorëve.

aksident berat

Bëhet me dije se dy automjete, njëri tip Mitsubishi me targa AA 020 CT dhe tjetri Mercedes Benz, me Targa AB 753 KY, kanë qenë duke qarkulluar në të njëjtin sens lëvizje kur janë përplasur.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta qarkullimi në këtë aks, ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë efektivë të policisë rrugore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për rrëshqitjen e mjeteve dhe përplasjen e tyre mund të ketë qenë lagështira në rrugë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts