Të paktën katër persona u vranë pasi dy kamionë mallrash dhe një makinë u përplasën në një nga autostradat kryesore të Brazilit, tha Policia Federale e Autostradave.
Aksidenti ndodhi në një nga rrugët kryesore tregtare mbitokësore në Amerikën e Jugut, autostradën Regis Bittencourt, në Itapecerica da Serra në rajonin metropolitane të Sao Paulo.
Midis viktimave fatale ishin dy gra dhe dy burra, sipas një raporti të Departamentit të Zjarrfikësve të cituar nga shtypi lokal.
Si pasojë e përplasjes një prej automjeteve ka marrë flakë.
Autostrada lidh Sao Paulon, qyteti më i madh i Brazilit, me qytetin e Curitiba, në shtetin jugor të Paranës, dhe shërben si një rrugë kryesore tregtare midis vendeve anëtare të Tregut të Përbashkët Jugor.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co