Një blind ku udhëtonin 8 efektivë policie është aksidentuar në Fshatin Grabovc, në veri të Kosovës.
Raportohet se blindi ka rënë nga ura dhe tetë efektivët mbetën të lënduat nga aksidenti.
Ata u dërgua në spital, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore 5 prej tyre u larguar nga spitali.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se gjendja e tyre 3 policëve të tjerë është stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.
I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë.
Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.
I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.
I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit”, tha ministri i Shëndetësisë.
Njoftimi i policisë:
Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.
Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.
The post Përplaset blindi në Veri të Kosovës, 8 efektivë policie mbeten të lënduar! Ja si ndodhi aksidenti appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co